Ashtu siç ndodh rëndom, konsumimi i ushqimit dhe alkoolit të tepërt gjatë festave sjell probleme shëndetësore. Mjekët këshillojnë sidomos të sëmurët kronikë me diabet dhe hypertension të tregojnë më shumë kujdes. Një festë e shfrenuar sjell një vit të ri në regjim spitalor. Për të evituar një situatë të tillë mjekët këshillojnë më pak yndyrna dhe alkool.