Top Channel/ Më pak kredi turizmi e ndërtimi, bizneset morën 19.1 miliardë lekë hua nga bankat
30/08/2025 19:47

Për likuiditet apo edhe investime, bizneset kanë marrë më shumë kredi për të zhvilluar aktivitetin e tyre në 7 muajtë e parë të vitit. 19.1 miliardë lekë morën hua koorporatat jofinanciare private vetëm në muajin korrik sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Por ndalur sipas sektorëve të shfaqet një panoramë e ndryshme, me bizneset të cilat vijojnë të financohen nga bankat dhe të tjera të cilat pësojnë tkurrje të vazhdueshme. Më shumë kredi në vendin tonë ka marrë sektori i tregtisë, në 8.5 miliardë lekë vetëm 1 muaj më parë, ndërsa financimin më të lartë me hua e përfitoi në fillim të sezonit veror. Ndërkohë, një ndikim pozitiv në rritjen e portofolit të kredisë për biznese ka dhënë edhe sektori i industrisë, ritmet e rritjes së të cilit rikthyen në terren pozitiv kontributin e këtij sektori. Brenda këtij sektori është dega e industrisë përpunuese, e cila fitoi më shumë financim nga bankat me 2.7 miliardë lekë, pasuar nga ajo nxjerrëse 488 milionë lekë, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më shumë kredi kanë përfituar dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme si dhe informacioni dhe komunikacioni. Sektorët të cilët kanë pësuar rënie të kreditimit dhe më të keqfinancuarit janë edhe më të shumtë. Ndërtimi ndoënse një nga kontribuesit më kryesor në rritjen ekonomike të vendit, ka pësuar një tkurrje me 34% të huasë duke zbritur në 2.1 miliardë lekë. Ndërsa edhe kredia për sektorin e turizmit ka pësuar rënie. Bizneset e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë përfitur 1.2 miliardë lekë kredi, rënie në krahasim mujor ndërsa vjetor një rritje e lehtë. Bujqësia vijon të jetë një ndër sektorët më të keqfinancuar edhe pse në të punon rreth 40% e popullsisë. 188 milionë lekë janë dhënë kredi në muajin korrik nga 207 milionë lekë në korrik 2024.

Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16