Gati dy vjet nga sulmi fatal përpara një restoranti në Gjermani, 36 vjecari shqiptar Mariglen M, u arrit te arrestohej në Spanjë e tani pritet të dalë përpara gjykatës. Arsyeja që ai ka dhënë për vrasjen e 24 vjecarit turk Emrah K. gushtin e 2019, i befasoi efektivët e policisë. Shqiptari tha se turku e kishte parë shtrembër.