Deputetja Monika Kryemadhi tha se do të mbështesë ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta në 11 maj. Megjithëse nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë së Lirisë, ajo i bëri thirrje mbështetësve të saj të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë. Monika Kryemadhi: Do punoj për opozitën si një nga themelueset e LSI-së dhe në listën e hapur do votoj për Ilir Metën si një nga njerëzit kryesorë të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri.