Afër fundit të stinës së verës banorët e Korçës tradicionalisht fillojnë blerjen e druve të zjarrit por këtë vit shumë prej tyre iu janë drejtuar alternativave të tjera për ngrohjen. Rritja e çmimit të druve të zjarrit përgjatë viteve të fundit e ka bërë të papërballueshme koston sidomos për moshën e tretë ndaj disa prej tyre tregojnë se për tu ngrohur do të përdorin kondicionerët.