Ali Zili, autori i dyshuar i vrasjes së Bukurie dhe Fatmira Bamit nga fshati Progër u la në burg këtë të martë nga gjykata e Korçës. Gjatë seancës ai deklaroi se kishte shkuar t’u kërkonte lekët që i kishin borxh, ndërsa ishte i dehur. “Më kishin lekë borxh, kam qenë i dehur, vajta t’i kërkoja lekë, ato më thane që s’ti jap. S’mbaj mend se kisha pirë alkool”, tha ai.