Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit, me sulmuesin e Kosovës që do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë. Pasi la aeroportin dhe u nis drejt zyrave të klubit, aty ku do të kryejë dhe vizitat mjekësore, Zhegrova u prit nga dhjetëra fansa, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët kërkuan t’i uronin mirëseardhjen 26-vjeçarit.