Ky kaos, në zonën e medreszesë në tiranë mëngjesin e kësaj të premte u shkaktua nga një 42 vjeçar me probleme të theksuara të shëndetit mendor, I cili vuri në rrezik jetën e të tjerëve dhe krijoi panik në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. I pajisur me një pistoletë lodër ai qëlloi me gogla metalike një mjeke dhe më pas vijoi arratinë me një mjet land rover.