Është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale në Rrëshen. Një 28-vjeçar është arrestuar në hyrje të qytetit të Rrëshenit i cili po ecte në këmbë, ku gjatë kontrollit në çantën e tij të shpinës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.