Një 50-vjeçari cili është pronar i një mobilerie ka denoncuar në policinë e Elbasanit se kërcënohej nga dy persona për t’i dhënë 4 mijë euro. Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”, duke vënë në pranga autorin. Policia bën me dije se 55-vjeçari me iniciale P.B u arrestua në flagrancë teksa merrte shumën e eurove në mobilierinë e 50-vjeçarit. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim edhe një 23-vjeçar me iniciale A.K.