Shqiptari i akuzuar nga Greqia për përdhunim është dërguar në gjykatë, i veshur me jelek anti-plumb dhe kapuç në kokë. Teksa shoqërohej nga policia greke 45-vjeçari Spartak Dyrmishi është futur në makinë civile me xhama të zinj, për tu dërguar më pas në ambientet e gjykatës. Ai iu është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës, i shoqëruar nga policët dhe me pranga në duar.