Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëhet emri më i fundit në listën e atyre që kërkojnë ta shohin Nobelin e Paqes t`i shkojë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Shefi i ekzekutivit izraelit u takua me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, ku i tregoi dhe letrën e nisur komitetit përgjegjës për ndarjen e cmimit prestigjioz. “Donald Trump po farkëton paqen”, u shpreh Netanyahu gjatë një darke me kreun e shtetit amerikan.