Shkrimtari Fatos Lubonja rrëfen historinë e tij si një ish i përndjekur politik në një dokumentar të përgatitur nga regjisori italian, Stefano Grossi, nën titullin “Më i fortë se Ciklopët”. Me pjesë nga ditari e librat e shkrimtarit dhe intervistën me regjisorin, përmes zërit të Lubonjës tregohen traumat e një populli të tërë gjatë një ndër regjimeve më të egra të Europës.