Një deklaratë e shkurtër e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka shkaktuar të qeshura mes gazetarëve. Kurti fliste se si populli (votuesi) e kishte ndëshkuar opozitën për këto katër vjet, që sipas tij, opozita duhej të ndryshonte. “Po thonë ndrysho ti”, deklaroi Kurti. Ndërkohë që njëri prej gazetarëve i sqaron se në zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje pësoi një rënie të ndjeshme, nga 51% në 42%.