Një 56-vjeçar nga Durrësi u arrestua nga policia e Korçës pasi u kap duke transportuar me furgon 15 emigrantë të paligjshëm. Ai u prangos në aksin rrugor "Bilisht-Korçë", pranë fshatit Cangonj. Sipas policisë, 56-vjeçari do t’i transportonte emigrantët e paligjshëm, kundrejt pagesës, drejt kufirit me Kosovën, me qëllim që ata më pas të vijonin rrugën për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.