Një 36 vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë në tentativë për të shitur kokainë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në automjetin tip “Benz” iu gjetën sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 35 doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.