Këto janë pamjet e arrestimit të djeshëm të Ragip Gilës, 28-vjeçari që kreu dje masakrën e Shkodrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur. Sikurse duket në pamje, ai u kap gjatë tentativës për t’u arratisur pranë lumit Kir, teksa në kokë mbante një çorape dhe në krahë një çantë të madhe.