Shqiptarët rezulton të jenë ngushtësisht të lidhur me aparatin celular të tyre, aq sa nuk ngurojnë ta përdorin edhe në drejtimin e mjetit, pavarësisht apeleve nga policia se kjo shkelje është e rrezikshme dhe shkaktare e shumë aksidenteve. Bazuar në të dhënat e policisë kjo është shkelja më e shpeshtë që kryeqytetasit kanë bërë gjatë këtij viti. Për periudhën Janar – Prill 2022. 13151 masa për përdorim të aparatit të celularit, neni 171.