Një 36-vjeçar është vënë në pranga, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Fier iu gjetën armë zjarri, municion luftarak dhe doza kanabisi të gatshme për shitje. I riu me iniciale E. K. u arrestua falë operacionit policor të koduar “Zastava”, ndërsa sendet e jashtëligjshme u sekuestruan. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.