Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një armë, thikë dhe rreth 10 mijë euro me vete. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas me precedent kriminal, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë ndërhyrë menjëherë për ta kapur dhe vënë në pranga.