Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi qarkullonte me armë dhe drogë në makinë. Gjatë operacioni t policor të koduar “Action”, ai u konstatua duke udhëtuar drejt Tiranës dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë dhe më pas u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetët e tyre. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, heroinë dhe një shumë e konsiderueshme parash, që u gjetën në automjet.