Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu prezantoi projektin për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, e cila do ta kthejë sipas tij Kosovën në një pikë të rëndësishme të tranzitit të mallravë ne rajon. Ai shpjegoi se në buxhetin për 2022 për fazën e pare të ketij projekti, apo studimin e fizibilitetit, janë ndarë 1 milion euro.