Dy person janë vënë në pranga në Qafë Botë, pasi po transportonin 30 emigrantë të paligjshëm. Ata u arrestuan nga Policia Kufitare në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Bufit”, duke transportuar me një mjetin tip kamionçinë emigrantët e paligjshëm kundrejt fitimit.