Problemet e vjetra dhe të reja, kthyer në një ferr të vërtetë ndër-vite për qytetarët shqiptarë me kadastrat, detyruan kryeministrin Edi Rama me përulje të kërkonte ndjesë. “Me gojën plot dhe kokën ulur, u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve që janë torturuar nga Kadastra”– tha Rama. Shërimin përfundimtar të kësaj plage të pambyllur me kadastrat kreu qeverisë shqiptare e shikon tek dixhitalizimi shërbim marrjes të cilin e quajti një revolucion.