Një 42-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, më makinën e tij. Sirianët e kishin paguar Ervin Qemalin që t’i çonte në Kosovë e më pas të udhëtonin në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të Bashkimit Europian.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						