Një 42-vjeçar nga Tirana është gjetur pajetë në portin e peshkimit këtë të premte. Trupi u pikas nga peshkatarë në kalatën e portit të peshkimit, që ndodhet brenda portin detar të Durrësit. Sipas policisë, nga këqyrja e trupit të shtetasit 42-vjeçar me banim në Tiranë, rezulton se nuk ka shenja dhune.