Për 15 vjet në vendin tonë funksionoi Fondi i Ekselencës. Së fundi kryeministri lajmëroi mbylljen e tij. Fondin e përfitonin nxënës ekselentë, për ciklin Bachelor dhe Master në një nga universitetet më të mira në botë. Shifra shkonte nga 50-120 mijë euro në një vit për një student. Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare: Për 15 vjet përfituan 500 studentë shqiptarë dhe shuma ka shkuar në 25 milionë euro.