Maratona Enkelana është zhvilluar për të tretin vit radhazi në Pogradec duke sjellë pjesëmarrjen e më shumë se 500 vrapuesve nga 38 vende të botës. E ndarë në dy disiplina për 11.5 dhe 21 km, kjo maratonë e cila është pjesë e kalendarit botëror të maratonave ka bërë bashkë vrapues të grupmoshave të ndryshme të cilët kanë garuar në dy itinerare përgjatë liqenit të Ohrit.