Pas sulmeve kiberntike të sponsorizuar nga qeveria iraniane sidomos ministria e inteligjencës dhe garda revolucionare, një hakerim që vijon nën hetim në Shqipëri, rezulton se i vetmi shërbim që nuk është kthyer ende është komisariati digjital i Policisë së Shtetit. Qindra qytetarë raportonin pranë komisariatit digjital, madje edhe me fotografi dhe duke denoncuar njëri- tjetrin më së shumti për ndërtime të paligjshme dhe parkime të gabuara. Policia e shtetit ka vendosur që komisariati digjital të qëndrojë mbyllur për shkak të sulmeve kibenertike.