Sipas hartës së re gjyqësore, mbyllet dhe Gjykata e Pogradecit, e cila do të transferojë rreth 600 dosje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë. Më herët u mbyllën edhe Gjykata e Apelit dhe ajo Administrative. Ditën e sotme ka hyrë në fuqi shkrirja e 9 gjykatave dhe 9 prokurorive. Ky plan po ndiqet në zbatim të hartës së re gjyqësore, ku pretendohet drejtësi efikase dhe në kohë për qytetarët.