Deputeti Dashamir Shehi, u bëri thirrje kolegëve opozitarë të mos votojnë ndryshimet në kodin e ri zgjedhor. Sipas tij, ndryshimet janë një përsëritje e sistemit zgjedhor, “në formën më të keqe të tij”. Ai shtoi se kodi është krijuar nga kryetarët e PS-së dhe PD-së për të pasuar pushtetin sa te njëri, sa te tjetri.