Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët gjatë blerjeve në dyqane apo markete, gjejnë në rafte produkte të skaduara. Kur subjektet tregtare shesin produkte që i ka kaluar afati skadencës apo i mbajnë ato në kushte të papërshtatshme higjene, të dëmtuarit janë qytetarët.