Qeveria izraelite konkretizon angazhimin për të ndihmuar Shqipërinë, në përballjen me sulmet kibernetike dhe shtimin e kapaciteteve mbrojtëse. Vitin e shkuar ishte zëvendësministri i Jashtëm izraelit Idan Roll, i cili në një takim në Berlin me ministren e punëve të jashtme, Olta Xhaçka, ofroi të ndajmë njohuritë dhe përvojën e Izraelit, në mbrojtjen kibernetike.