Asambleja Socialiste është mbledhur në Shkodër një ditë më parë. Një nga kërkesat kryesore të artikuluara prej opozitës, ajo për zgjedhjet e 2025 me qeveri teknike, rrëzohet nga mazhoranca. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi e deklaroi prerazi nga Shkodra pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste, se në zgjedhje shkohet me këtë qeveri dhe kryeministër Edi Ramën.