Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, drejtuesi Politik i Qarkut, Erion Veliaj, falenderoi strukturën e PS-së në kryeqytet për realizimin me sukses të procesit të anëtarësimeve të reja. Ndërsa hapi garën për kryetarët e organizatave të PS-së, Veliaj tha se familja e madhe socialiste e ka nisur punën përgatitore që tani për zgjedhjet e 2025.