Kësaj here nuk pati një ulje në gjunjë nga Edi Rama përballë Georgia Melonit por vetëm një përqafim. Në Romë për herë të parë është zhvilluar mbledhja e parë mes qeverisë Italine dhe asaj shqiptare. Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama janë ulur ballë përballë bashkë me ministrat e dy kabineve në Villa Doria Pamphili.