Top Channel/ Mbledhja e parë e qeverise ‘gjigande’ greke, prioritetet e saj ekonomie dhe emigracioni
28/06/2023 19:43

Asnjëherë në historinë greke të pasluftës salla e këshillit të ministrave nuk ishte mbushur kaq shumë, sa në mbledhjen e parë të kabinetit të ri Mitsotakis, që numëron bashkë me të, 64 anëtarë. Kryeministri grek u tha ministrave të tij katër drejtimet kryesore të politikës që do të kenë përparësi në mandatin e dytë të qeverisë konservatore: Paga më të mira, një sistem shëndetësor më i mirë publik, një shtet më i mirë, një jetë më e mirë në një Greqi më e fuqishme. Do të fillojmë nga ministria e financave, e cila është në qendër të planit tonë për mandatin e dytë. Pa një ekonomi që mund të rritet me shpejtësi, nuk mund të ketë prosperitet dhe zhvillimi ekonomik është ai që lufton padrejtësinë më të madhe sociale, atë të papunësisë. Por vemëndje të veçantë me politika të rrepta kjo qeveri do i kushtojë edhe emigracionit si çështje primare edhe për shtetet anëtare të BE , sidomos pas mbytjes së një anije peshkimi me mbi 700 refugjatë disa javë më parë, pranë brigjeve greke. Dimitris Kairidis, Ministër Grek i Emigracionit dhe Azilit: Besoj se duhet të insistojmë në politikën strikte, por të drejtë dhe në të njëjtën kohë të forcojmë politikat integruese, të shikojmë çështjet e migracionit legal, imazhin ndërkombëtar të vendit dhe zgjidhjet evropiane. Kryeministri Mitsotakis, fituesi i zgjedhjeve të 25 qershorit, që mundi bindshëm kundërshtarët duke marrë 40% të votave dhe duke siguruar një shumicë në parlament, ka bërë vizitën e tij të parë në ministrinë e Financave pasditen e së mërkurës duke premtuar të vazhdojë me reformat për të luftuar inflacionin, për të rritur standardet e jetesës, të ardhurat nga industria jetike e turizmit dhe pagat afër mesatares së BE. Pamjet: AFP

Top News – Anijet e Iranit bëhen shkrumb e hi / Momenti kur SHBA i hedh në erë në Hormuz
11/03 11:37
Top Channel/ Irani minon Ngushticën e Hormuzit, kërcënon Trump: Hiqini minat, ose “ ju fshijmë”!
11/03 11:30
Top News – Irani minon Ngushticën e Hormuzit / Bllokon naftën, tërbohet Trumpi: Hiqini tani
11/03 11:28
Top Channel/ BBC: Luftën e Iranit do ta paguajnë konsumatorët, rriten apo ulen cmimet!
11/03 11:27
Top News – Trump do nisë ushtrinë në terren…LIgjvënësit amerikanë të alarmuar: Po na vë në rrezik
11/03 11:19
Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
DIGITALB DIGITALB