Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka takuar fermerë të prodhimit të grurit në Katundin e Ri, Durrës, të cilët folën për prodhimin dhe pritshmëritë e shitjes. Ministrja pohoi se bujqësia po përballet me sfida të mëdha për shkak të rritjes së kostove.