Plot 40 mijë fidanë të rinj kanë nisur të mbillen në Voskopojë. Aksioni përkon me ditën ndërkombëtare të Pyjeve, ndërsa momentet e punës për të të rehabilituar një zonë të dëmtuar nga zjarret vite më parë i ka ndarë kryeministri Rama, që paralajmëron edhe aksione të tjera përgjatë këtij viti të pagëzuar nga qeveria si Viti i pyjeve.