Në draftin e paraqitur nga Ministria e Financave vërehet se bastet sportive do të jenë vetëm online. Në këto kushte një rol të madh në këtë proces do të ketë edhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit që duhet të bëjë verifikimin e standarteve të faqeve uebsite por dhe aplikacioneve që do të krijohen nga kompanitë e licensuara. Këto kompani do duhet të kenë licencë dhe për sistemet e lojërave që do krijojnë.