Ish-kryekomisari Stiljan Pasho, që dyshohet si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, u la sot në burg me vendimin të gjykatës. Dyshohet se Pasho, i cili u përjashtua nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ka shfrytëzuar pozicionin si shef i Policisë Kufitare Korçë, për të favorizuar trafikimin e lëndëve narkotike në Pikën Kufitare Kapshticë.