Dy persona janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force, pasi mbetën të bllokuar në det 3 milje përballë gjirit të Bristanit në Karaburun. Ata e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf, pasi kishte pësuar defekt.