Pjesëtarë të tre familjeve nga Durrësi, prindër dhe fëmijë, janë shpëtuar natën e kaluar gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi në det të hapur. 12 personat po lundronin nga Lezha në drejtim të Durrësit, kur skafi i tyre “Almena” i drejtuar nga një 50-vjeçar Indrit B. ka pësuar defekt. Në kushtet e errësirës dhe nën pushtetin e dallgëve dhe erës që frynte nga veriu pronari i skafit ka kërkuar ndihmë.