Inspektorët hipën të mërkurën në anijen e parë të mallrave që u largua nga Ukraina që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, pasi anija u ankorua në Stamboll. Zyrtarët rusë, ukrainas, turq dhe ata të OKB-së do të kontrollojnë nëse dërgesa me drithë është në përputhje me një marrëveshje të nënshkruar muajin e kaluar nga Moska dhe Kievi për të zhbllokuar eksportet bujqësore të Ukrainës dhe për të lehtësuar krizën globale të ushqimit.