Sapo ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë Bajram Begaj, kandidati i nxjerrë nga socialistët si kreu i ri i shtetit. Pasi emri i tij mori ‘dritë jeshile’ në Komisionin e Ligjeve, Bajram Begaj po i drejtohet seancës plenare, aty ku pritet të marrë edhe votat për zgjedhjen si president. Seanca pritet të nisë në orën 18:00.