Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç janë dy shokët e Aldi Ramës që do të dalin sot para Gjykatës së Lezhës pasi ishin të pranishëm në vrasjen e Saimir Hoxhës. Ata akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje e autorit të krimit”. Marku ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale “vjedhja”.