Kanë mbërritur këtë të premte materialet zgjedhore në Bashkinë e Matit e cila do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme këtë të dielë. Kutitë me materialet e ditës së zgjedhjeve mbërritën në KZAZ 16 nën masa të rrepta sigurie nga automjeti i forcave të armstosura, shoqëruar nga automjete të policisë së shtetit. Materialet do të adminstrohen nga komisionerët e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor 16 dhe gjatë ditës së shtunë do të shpërndahen në 47 qendrat e votimit që ka Bashkia e Matit.