Kanë mbërritur gjatë natës në fshatin Akërni të Vlorës kamionat me materialet e para për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Kamionët me targa të Kosovës ishin të ngarkuar me kontenier të cilët janë parkuar në fushën ku do të nisin edhe punimet. Kamionët me materiale për ndërtimin e aeroportit janë pritur nga banorët me gëzim.