Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj tha para mediave se bashkimi nuk mund të ndodhë duke pushtuar selinë, referuar prezencës së Sali Berishës. Ai përsëriti edhe njëherë kushtet e bashkimit, duke theksuar se duhet ndërprerë gjuha licensuese dhe PD të jetë e bashkuar.