Një 40-vjeçare shqiptare ka mbetur sot viktimë nga dora e burrit të saj, Eduart Denaj, me të cilin kohët e fundit kanë pasur shumë debate dhe sherre të ashpra. Këto pamje të siguruara nga korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, tregojnë sherrin e ndodhur mes tyre më 7 maj, ditën kur Enkelejda Danaj e ka denoncuar për herë të fundit në polici.